Qarkullimi i automjeteve bëhet sërish me vështirësi në disa prej akseve kryesore të veriut e verilindjes, por edhe në rajonin qendror të Shqipërisë, ndërkohë që në juglindje e jug duket se nuk është i nevojshëm përdorimi i zinxhirëve.
Autoriteti Rrugor Shqiptar ka bërë përditësimin e gjendjes së akseve kryesore të vendit, duke evidentuar ato me probleme ku rekomandohet kalimi me zinxhirë, edhe pse thuhet se gjatë të gjithë natës ka vijuar puna për pastrimin e rrugëve nga bora dhe për shpërndarjen e kripës nga kompanitë e mirëmbajtjes.
Sipas njoftimit të ARRSH-së, qarkullimi në rajonin jugor bëhet pa zinxhirë, sikurse edhe në rajonin verior, më konkretisht në të gjitha akset e Tropojës.
Vështirësitë nisin nga aksi Kukës-Bushtricë, e po ashtu Domaj-Draj-Rec, ku lëvizet me zinxhirë.
Në akset e Qarkut të Dibrës po punohet për hedhjen e kripës, ndërkohë që kalimi bëhet me zinxhirë, ose pjesërisht me zinxhirë në segmentet Kuben-Vasije, Peshkopi- Qafë Drajë, Ura Cerenecit-Steblevë, Qafë Bualli-Krastë, Burrel-Komsi, Bulqizë-Fushë Bulqizë, pasi erëra të forta bëjnë grumbullimin e borës në rrugë.
Aksi Skuraj-Peshkopi është i pastruar nga bora dhe kalimi bëhet pa zinxhirë, por vetëm një pjesë të këtij segmenti në Fushë Bulqizë, ku bëhet grumbullimi i borës në rrugë, rekomandohet përdorimi i zinxhirëve.
Në rajonin qendror, qarkullimi bëhet me zinxhirë në segmentet rrugore Qafë Shllak, Lunik-Steblevë, Krujë-Sarisalltik, Trau i Dajtit, Teleferik, Antenat, Vilat Qeveritare, Qafë Priskë-Shëngjergj, Qafe Priskë-Qafë Mollë.
Petritsch: Kosova e ka me patjetër të krijojë një qeveri dem...
A mundet Evropa ta bindë Kinën të ndihmojë në përfundimin e ...
Të gjitha partitë dorëzojnë listat në KQZ: 1 mijë e 181 kand...
Ardhja e zarfit të kuq ka shqetësuar dukshëm banorët e shtëp...
UEFA realizon dokumentar për suksesin historik të Dritës në ...
Moti sot në Shqipëri