Policia e Korçës ka arrestuar në orët e fundit një person për kultivim bimësh narkotike përmes aparaturave speciale.
Lajmin e bëjnë të ditur burime policore lokale, sipas të cilave në pranga ka përfunduar shtetasi Vasil Xheli, i cili kishte kultivuar bimë të llojit kanabis sativa në ambjentet e banesës së tij.
Sipas burimeve, gjatë kontrollit janë zbuluar dhe aparaturat që përdorte Xheli për kultivimin, që ishin të teknologjisë së lartë.
Burimet shtojnë më tej se, materialet hetimore i kanë kaluar prokurorisë, e cila ka ngritur ndaj të arrestuarit akuzën e “kultivimit të narkotikëve” dhe “përdorim të paligjshëm të mjeteve të teknologjisë së lartë”, raporton Top Chanel.
KQZ hap afatin për korrigjimin e pasaktësive në Listën e Vot...
Trumpi paralajmëron sulme “shumë më të fuqishme” nëse Irani ...
Pas pezullimit, shkarkohet nga detyra drejtori i Policisë së...
Kongresi Botëror i ligjit/ Mbahet në Tiranë, Rama: Privilegj...
Grindje për lëndime, udhëtim me jaht dhe peticion: Çfarë po ...
Prokuroria sekuestron 9 automjete, dyshohet se u përfituan m...