Një 41-vjeçar në Fier ka rënë në prangat e Policisë. Mësohet se në makinën e tij është gjetur një sasi me lëndë narkotike kokainë dhe një shumë parash.
“Specialistët për Hetimin e Narkotikëve të DVP Fier arrestuan në flagrancë shtetasin 41 vjeç, banues në Fier pasi gjatë kontrollit të automjetit të cilin drejtonte, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një sasi me lëndë narkotike kokainë dhe një shumë parash“, thuhet në njoftimin e Policisë.
Ndërkohë, materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme./abcnews.al/
Arrestohet një i dyshuar për krime lufte në Kaçanik
Osmani: Këto pesë vite kanë qenë rrugëtimi ynë i përbashkët
Dy të plagosur me armë zjarri në Veternik, dërgohen në QKUK
Kurti: Projektligji për Çmimet Tavan nuk synon të pengojë zh...
77 vjet nga themelimi i NATO-s
Dogana kap cigare elektrike të padeklaruara në Merdare, me v...