Policia italiane ka arrestuar tre shqiptarë në Bergamo të Italisë, të cilëve iu gjet një sasi e konsiderueshme prej 12 kilogram kokainë dhe 114 mijë euro cash. Sipas shtypit italian, ata janë të moshës 24 dhe 40 vjeç, dhe u denoncuan nga dy bashkëpunëtorë.
Paratë u gjetën në një automjet, të fshehura në atë mënyrë që vetëm përmes pajisjeve elektronike mund të kapeshin.
Ndërkohë, në një tjetër automjet, ishte vendosur sasia prej 12 kilogram kokainë e pastër, gati për t’u shkëmbyer.
Dy automjetet u vunë re në parkingun e një supermarketi, në Romano di Lombardia. Policët i ndoqën deri në shtëpi, atje ku do të bëhej edhe shitja e lëndës narkotike.
Bëhet fjalë për një nga sekuestrot më të mëdha të viteve të fundit në territorin e Bergamos dhe në veçanti të kokainës. Policia thotë se “malli” ishte i një cilësie të pastër dhe vlen qindra e mijëra euro nëse do të hidhej në treg për t’u shitur.
Policia ka kontrolluar edhe banesat e shqiptarëve dhe në garazhin e njërit prej tyre, është gjetur një pajisje metali që dyshohet se përdorej për konfeksionimin e drogës.
Nën hetim, por jo në burg, është edhe një tjetër shqiptar, pronar i banesës ku policia dyshon se do të bëhej shkëmbimi i drogës. Tre shqiptarët ndodhen në burg dhe në ditët e ardhshme do dalin para Gjykatës së Bergamos për t’u përballur me akuzat./gsh/
Fier: 25 të rinj përfunduan në spital të dehur gjatë ndërrim...
Vesa uron Mirlindin për ditëlindje: Shumë krenare për burrin...
Presidentja: Datën e zgjedhjeve nuk e vendosa unë, KQZ-ja nu...
Nesër Akademi Përkujtimore për Nexhat Dacin në Kuvendin e Ko...
“Po punohet për identifikimin e viktimave”, ambasadori Latif...
Ademi: Kosova me mentalitet fituesi, Botërori do të ishte qe...