Një grup i mirorganizuar që vepronte në zona të ndryshme të Tiranës e që shpërndanin lëndë narkotike, është goditur këtë të martë nga policia.
Në total u lëshuan 34 urdhër-arreste, nga të cilat u ekzekutuan 27 dhe 7 persona të tjerë vijojnë të jenë në kërkim. Lënda narkotike shpërndahej kryesisht në lagje të ndryshme të kryeqytetit, në lokale e në afërsi të shkollave, shkruan A2.
Për të mos rënë në sytë e policisë, ata vepronin individualisht dhe të përhapur në të gjithë territorin e Tiranës. Si shpërndarës, krerët e grupit zgjidhnin kryesisht të rinj duke filluar nga 19 vjeç.
Mësohet se 7 prej personave që u lëshuan urdhër arrestet ishin ndaluar më herët nga policia, në operacione për mëparshme po si shpërndarës droge. Në krye të grupit qëndronte 21-vjeçari Euxhenjo Manushi, djali i muzikantit të njohur, Adi Sybardhi.
Për të, kjo është masa e dytë e lëshuar nga gjykata, pasi Manushi u arrestua më 9 dhjetor bashkë me Klajdi Serjanin, nipin e Pajtim Serjanit, anëtar i bandës së Emiljano Shullazit. Në makinën që ata udhëtonin u gjet 1 kg e 50 gramë kokainë, vlera e së cilës nëse hidhej në treg arrinte në 270 mijë euro.
Detajet e operacionit i dha në një konferencë për mediat drejtori i Policisë së Tiranës, Elton Alushi: “Policia ka arritur të dokumentojë se ky rrjet i shpërndarësve të drogës në Tiranë, shisnin lëndë të ndryshme narkotike. Në total, në dy faza të hetimit, janë sekuestruar 3.4 kg kokainë, 150 doza heroinë, 500 doza ekstazi, 12 kg kanabis, 26 telefona celular dhe 10 automjete”.
Mësohet se disa raste, për të faktuar shpërndarjen e lëndës narkotike, policia ka vepruar në terren me agjentë të infiltruar që kanë bërë blerje të stimuluara.
Një pacient largohet nga Enti Special në Shtime, rasti po he...
Humb jetën 42-vjeçari gjatë një loje futbolli në Vlorë, dysh...
Shtirej si prokurore për të marrë para, arrestohet e dyshuar...
Kurti: Mërgimtarë të shumtë nga Zvicra po vijnë të na mbësht...
Mbi 100 aksidente brenda 24 orëve/ Një me fatalitet, dhjetër...
Japonia miraton buxhet rekord prej 58 miliardë dollarësh për...