Ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Taulant Balla përshëndeti operacionin e sotëm në jug të vendit, ku u godit një rast i tregëtimit të produkteve ushqimore të skaduara, brenda perimetrit të sigurisë së një shkolle në Konispol.
Ministri Balla, përmes një postimi në rrjetet sociale krahas pamjeve të operacionit policor, e vuri theksin tek vijimi i këtyre goditjeve, në funksion të rritjes së sigurisë në shkolla.
Policia e Sarandës njoftoi se gjatë kontrolleve, në një subjekt tregtar që ushtronte aktivitetin brenda perimetrit të sigurisë së një shkolle të mesme, në Konispol, kanë konstatuar se pronari i subjetit, i cili u ndalua, shiste mallra të kontrabanduara, një pjesë e madhe e të cilave përbënin rrezik për shëndetin e nxënësve dhe të qytetarëve të tjerë, sepse iu kishte kaluar afati i konsumimit.
Kujtojmë se pronari i arrestuar është përgjegjës i Policisë Bashkiake Konispol, i cili duke përdorur detyrën e tij, ka shmangur kontrollet në dyqan./euronews/
5,000 fluturime të anuluara, ndërprerja më e madhe globale e...
Mbi 1.000 objektiva iraniane të goditura në 24 orët e para t...
Liverpooli i vihet pas Konrad Laimer
Trump, popullit iranian: Shfrytëzojeni këtë mundësi dhe rime...
Mbretëria e Bashkuar i lejon SHBA-së t’i shfrytëzojë bazat e...
Rikthim i madh i Juventusit – Romës i ikën fitorja në sekond...