Tre punonjës të burgut të Shënkollit në Lezhë janë arrestuar për shpërdorim detyre në lidhje me ngjarjen e një dite më parë (4 shkurt) kur i burgosuri Daut Laze arriti të arratisej.
Pjetër Ndoka, Mark Nikolli dhe Zhaneta Medha janë arrestuar nga Shërbimi i Brendshëm, pasi në momentin e arratisjes së Lazes kanë qenë në detyrë dhe nuk e kanë përmbushur atë.
Një ditë më parë 49-vjeçari Daut Laze, ndërsa ndodhej në dhomën e mjekimeve të burgut të Lezhës, shfrytëzoi mundësinë për t’u arratisur.
Policia vendosi shpërblim 10 mijë euro për këdo që jep informacione të vlefshme që çojnë në kapjen e autorit.
Laze u arrestua më 16 nëntor 2021 për dhunë në familje. Sipas informacioneve paraprake, ai vuan nga probleme të shëndetit mendor.
Me vendimin nr. 528, datë 4 nëntor 2024, Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë kishte vendosur ndaj tij masën mjekësore “Mjekim i detyruar në një institucion mjekësor”, sipas nenit 46 të Kodit Penal./rtsh.al/
Emiratet e Bashkuara Arabe mbyllin ambasadën në Teheran
Supergoli i Ilievskit e dërgon Prishtinën në epërsi pas pjes...
Festë apo vajtim? Vdekja e Khameneit nga sulmet SHBA-Izrael ...
Rahoveci 029 prezanton Richard Granberry në ditën e fundit t...
Parandalohet futja e 5 telefonave në Qendrën e Paraburgimit ...
Mot me diell javën e ardhshme, temperatura arrin 17°C