Opinioni publik grek shfaqet intensivisht i trazuar dhe me mëdyshje për sa i përket zhvillimeve të fundit në lidhje me Turqinë, të cilën e e konsideron një fqinj armik, por një pjesë e konsiderueshme e tij shfaq thuajse të njëjtin mendim edhe për fqinjët e tjerë të Greqisë.
Në një sondazh të publikuar nga gazeta “Ethnos” e së dielës, 87% e grekëve cilësojnë Turqinë armikun numrin 1 të vendit dhe 63% shprehin frikën për mundësinë e një incidenti të “nxehtë” mes dy shteteve.
Të pyetur nëse konsiderojnë shtet armik dikë prej fqinjëve, përveç Turqisë për të cilën thonë “po” shumica dërrmuese, pozitivisht i janë përgjigjur pyetjes për Shqipërinë, 47% e të intervistuarve dhe 45% për ish-Republikën Jugosllave të Maqedonisë, ndërsa një pakicë e vogël prej 10% ndan të njëjtin mendim për Bullgarinë.
Ndaj pyetjes se sa gjasa ka të kërcënohet integriteti territorial nga fqinjët, për Shqipërinë janë përgjigjur “po” vetëm 27% dhe 63% “jo”. Në të njëjtat përqindje thuajse janë përgjigjet edhe për ish-Republikën Jugosllave, ndërsa kur vjen fjala për Turqinë 78% e grekeve ndjehen të kërcënuar nga fqinji lindor.
Sipas sondazhit nëse këto vende do të integrohen në BE, 56% e grekëve beson se do përmirësohet qëndrimi i Shqipërisë ndaj Greqisë dhe po ashtu edhe i Maqedonisë, ndërsa për Turqinë më shumë se 64% mendojnë se kjo nuk do të ndodhë.
Gjithashtu shtatë ndër dhjetë grekë mendojnë se diplomacia duhet të jetë mjeti kryesor i ushtrimit të politikës së jashtme, ndërkohë që 82% vleresojnë se bashkëpunimi mes vendeve ballkanike do të përmirësojë nivelin e jetesës në rajon.
Ekstradohen nga Italia dhe Gjermania në Kosovë, një grua dhe...
Franca thirrje qytetarëve të shmangin udhëtimet në Izrael, K...
Rizvanolli kërkon rritje të masave të sigurisë, pas vdekjes ...
“Na ke bërë krenarë”, Hygerta surprizohet nga nëna për final...
Begaj: Nuk është e drejtë që Kosova ka mbetur larg proceseve...
Porti i ri tregtar në Porto Romano, SPAK sekuestron dosjen e...