Hetimet për audio-përgjimin e pagëzuar si “Babalja” kanë sjellë në dyert e Prokurorisë së Krimeve të Rënda edhe Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ardi Veliun.
Ky i fundit është paraqitur në prokurori rreth orës 13:00 për t’u marrë në pyetje nga prokurorët dhe ka dalë nga aty rreth orës 14:00.
Kreu i Policisë së Shtetit është përmendur nga Fredi Alizoti në një video të publikuar nga PD-ja, se e kishte shoqëruar Alizotin për t’u marrë në pyetje në Prokurorinë e Krimeve të Rënda dhe se kishte ndikuar tek Alizoti që të pohonte se audio-përgjimi i Albert Veliut nuk është bërë me vëllanë e ministrit të Brendshëm, por me Fredi Alizotin që kishte imituar Agron Xhafën.
Ndonëse Policia e Shtetit në një reagim pas videos deklaroi se drejtori Ardi Veliu në ditën kur Alizoti ishte pyetur në prokurori ishte në një tjetër angazhim zyrtar, prokurorët e çështjes “Babale” vendosën ta pyesin zyrtarisht kreun e policisë shqiptare./Top Channel
Dyshohet se vrau foshnjën, arrestohet 20-vjeçarja në Tiranë
Britania shkurton fondet kundër ndikimit rus në Ballkanin Pe...
Trump paralajmëron vizitë në Florida, zbardh temat që do dis...
Rrokulliset vetura në Austri që po e drejtonte gruaja nga Ko...
Vuçiq: Jemi një hap më afër zgjidhjes së problemeve me energ...
Policia apelon ngasësit për kujdes: Mjegulla paraqet rrezik