Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas deklaratës së kryetares së LSI, Monika Kryemadhi e cila kërkoi të votohen në Kuvend amendamentet e LSI për t’i dhënë zgjidhje kërkesave të studentëve.
Përmes një postimi në Twitter, Rama thotë me ironi se doktoresha e Shkencave, Monika Kryemadhi, s’paska fjetur mbrëmë, por e ka gdhirë duke menduar për të shkretët studentë duke gjetur zgjidhjen shkencore.
“Doktoresha e Shkencave, Monika Kryemadhi, s’paska fjetur mbrëmë si Lul Artisti (që para se t’ia fuste gjumit u la porosi qytetarëve,t’u çonin ushqime e batanije protestuesve)!Ajo e paska gdhirë duke menduar për të shkretët studentë në të ftohtë dhe ka gjetur zgjidhjen shkencore.”- shkruan Rama./bw
Tre kandidatë për ta zëvendësuar Gatusson në stolin e Italis...
Shkaku i një mesazhi në rrjetet sociale, arrestohet deputetj...
Parandalohet ngjarja e rëndë në Himarë, 35-vjeçari izolon pr...
Verifikimi i njehsorëve, MINTI: Konstatohen parregullsi, por...
BE dhe QUINT takohen me serbët në Mitrovicë të Veriut ̵...
AGK reagon ndaj deklaratave të Kurtit për mediat dhe gazetar...