Këtë të enjte u zhvillua seanca e radhës në Kuvend, ku u votuan Komisionet e Posaçme për “Antikorrupsionin” me 73 vota pro, 7 kundër dhe 1 abstenim dhe Komisioni për “Dezinformimin” me 73 vota pro dhe 7 kundër dhe asnjë abstenim.
Mësohet se kundër për Komisionin e Posaçëm “Dezinformimin” kanë votuar; Oerd Bylykbashi, Lindita Metaliaj, Kasem Mahmutaj, Oerd Bylykbashi, Agron Shehaj dhe Edmond Spaho.
Ndërsa kundër për Komisionin “Antikorrupsion” votuan; Lindita Metaliaj, Dashnor Sula, Edmond Spaho, Dashamir Shehi, Oerd Bylykbashi, Tritan Shehu.
Ndërkohë seanca e kësaj të enjte, u shoqërua me tensione dhe debate të forta. Ku pas debateve, pati edhe një ndërprerje të seancës plenare të Kuvendit të Shqipërisë, pasi deputetë të Rithemelimit, u mblodhën para foltores, duke bërë që kryeparlamentarja Lindita Nikolla të ndërpresë seancën.
Grupi i Rithemelimit riktheu zhurmën edhe për një kërkesë të tyre, për mocion me debat. Kartonët e kuq të maxhorancës e rrëzuan mocionin, që u iniciua pas dokumentarit të RAI3.
Ndërkohë Flamur Noka u ndëshkua sërish. Paralelisht me seancën plenare, opozita protestoi duke djegur goma në hyrje të sallës së Parlamentit./abcnews.al/
Tesla gati të nisë prodhimin e çipave me Al, njofton Musk
Kate Middleton mahnit me elegancën e viteve ’80 dhe me diama...
Zbulim shqetësues për ilaçet për dobësim – studimi paralajmë...
Ambasada e SHBA-së në Bagdad sulmohet me raketë, goditet hel...
Kurti shtroi iftar për myftiun Tërnava
Therje me thikë në Prishtinë, policia jep detaje mbi rastin