Ekuipazhi i anijes “Oriku”, pjesë e Forcës Detare me mision në detin Egje ka shpëtuar pak orë më parë gjatë patrullimit jetën e 53 emigrantëve nga Siria.
Behet fjalë për 18 fëmijë, 12 gra dhe 23 burra, të cilët tani janë shëndoshë e mirë falë kontributit të forcave tona në Egje.
Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, teksa flet me superlative për Forcat tona të Armatosura, thotë se në 18 muajt e përfaqësimit të Shqipërisë në operacionin e NATO-s në detin Egje, “Sea Guardian”, ekuipazhi shqiptar ka shpëtuar 600 emigrantë, shkruan Ora News.
“Kemi të gjitha arsyet për tu ndjerë krenarë për burrat dhe gratë, djemtë dhe vajzat në uniformë të Republikës së Shqipërisë’ shkruan ajo në fb, teksa ka ndarë foto nga operacioni i shpëtimit sot dhe të ekuipazhit ditën e nisjes për në mision.

Nesër dita e fundit për aplikim për 100 euro
Kurti: Autostrada Duhël – Shtime – Banullë është prioritet n...
Trump: SHBA do të largojë uraniumin e pasuruar të nivelit të...
E hoqi nga ndjekësit, Olta me lëvdata të mëdha për Leonorën:...
Costa: Normalizimi me Kosovën, kusht për Serbinë në BE
FIFA ndalon shishet e ujit në Kupën e Botës, tifozët dhe eks...