Një ambulancë në Pogradec ka përplasur një 77 vjeçare e cila është dërguar me urgjencë për në Tiranë pasi gjendet në gjendje të rëndë shëndetësore.
Policia ka arrestuar drejtuesin e mjetit.
Pogradec
Specialistët e Sektorit për Policinë Rrugore, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit:
Ll.P., 62 vjeç, banues në Korçë.
Arrestimi i tij u bë pasi, ky shtetas në lagjen nr.1 Pogradec, në vendin e quajtur “Ish-Banka”, duke drejtuar mjetin tip “Benz” (autoambulancë) ka aksidentuar shtetasen K.P., 77 vjeçe, banuese në Pogradec, këmbësore në rrugë, e cila u transportua në Tiranë në gjendje të rëndë shëndetësore.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”./tch/
Kurti e Abdixhiku hyjnë në Kuvend, pritet të nis takimi mes ...
Rikthehet kalimi me kontrolle në Morinë
Haxhiu: Sot do t’i hiqen masat Kosovës
Trump për Khamenein: E godita i pari për vdekje, para se të ...
Haxhiu tregon se a është e gatshme për të parën e shtetit, n...
Rashiq: Askush nuk dëshiron zgjedhje të reja