Ambasadori i BE në Shqipëri Silvio Gonzato ka zhvilluar një takim me kreun e SPAK Altin Dumani. Ai ka shprehur mbështetjen e tij për të vijuar punën dhe për të luftuar korrupsionin.
Gjithashtu ritheksoi se SPAK luan një rol të rëndësishme në përparimin e Shqipërisë drejt përmbushjes së standardeve të zgjerimit të BE-së.
“Duke hetuar dhe ngritur padi për korrupsionin e nivelit të lartë dhe krimin e organizuar në Shqipëri, SPAK është një lojtar kyç në përparimin e Shqipërisë drejt përmbushjes së standardeve të zgjerimit të BE-së. Ne japim mbështetjen tonë të plotë për punën e SPAK dhe isha i lumtur që prita sot një takim me Kryeprokurorin e Posaçëm Altin Dumani”, ka thënë ai./abcnews.al/


Trump: Lufta mund të përshkallëzohet nëse Irani nuk jep përg...
Drejtori i Burgut të Sigurisë së Lartë takon përfaqësuesit e...
Capital T dhe Adrola Dushi pozojnë së bashku, kaq bukur po d...
Irani ekzekuton edhe dy të burgosur të tjerë
Zyrtare: Ernest Muçi është përfundimisht futbollist i Trabzp...
Këto janë adresat e kutive postare në 23 shtete për votuesit...