A është me të vërtetë krimi shqiptar në Britaninë e Madhe ashtu siç e përcjellin mediat në vendin ishull?
Nicholas Abbott, Ambasador i Mbretërisë së Bashkuar në Tiranë në një intervistë në TCH ka dhënë detaje për këtë çështje dhe tregon përpjekjet e përbashkëta të NCA Agjencisë Britanike Kundra Krimit në bashkëpunim intensiv tashmë me SPAK.
Çdo ditë lexojmë në mediat britanike lajme për krimin e organizuar shqiptar. Cili është vlerësimi i vërtetë i agjencive ligjzbatuese ne Mbretërinë e Bashkuar? Kemi këtu një problem real me krimin e organizuar shqiptar në vendin tuaj apo është vetëm spekulim i mediave britanike?
Ambasadori Nicholas Abbott -Jo, është një problem real, por mendoj se është shumë e rëndësishme të theksojmë se shumica e shqiptarëve apo personave me origjinë shqiptare në Mbretërinë e Bashkuar janë qytetarë të zakonshëm, pozitivë, që kontribuojnë në atë çfarë është Mbretëria e Bashkuar. Ka shqiptarë që janë mësues, punonjës shëndetësorë, drejtues biznesesh, të gjithë që jetojnë një jetë normale, si gjithë të tjerët, që edukojnë fëmijët e tyre dhe kontribuojnë në një shoqëri ku duan të jenë pjesë. Po, ka një çështje me grupe të krimit të organizuar shqiptar në Mbretërinë e Bashkuar, veçanërisht në trafikun e drogës. Por kjo përfshin një pakicë. Duhet të merremi me këtë dhe, siç e përmenda, po punojmë ngushtë me autoritetet shqiptare për ta bërë këtë.
Vitin e kaluar kemi parë vizitën në Shqipëri të kreut të Agjencisë Kombëtare të Krimeve në Mbretërinë e Bashkuar, z. Biggar. Si e vlerësoni bashkëpunimin me SPAK në luftën kundër krimit të organizuar?
Ambasadori Nicholas Abbott –E vlerësoj shumë pozitivisht. Është një marrëdhënie operative, pragmatike, e hapur, ku po zhvillohen jo vetëm biseda, por edhe bashkëpunim konkret për të arritur rezultate. Dhe jam i kënaqur të them që po arrijmë rezultate.
Ikonat e futbollit në një vend, Ronaldinho, Kaka dhe Adriano...
IQMT rrit kontrollet dhe konfiskon produkte jashtë standarde...
Arrestohen tre persona të dyshuar për vjedhje në Prishtinë
Plani operativ “Stop Drogave” në Prishtinë/ Arrestohen 8 per...
Nafta në Kosovë me çmim të njëjtë si dje
Mbi 1,700 gjoba në një javë në rajonin e Ferizajt, policia k...