Ambasada shqiptare në Itali ka konfirmuar emrat e dy shqiptarëve që mbetën të vdekur mes rrënojave të urës Morandi në Genova.

Ambasada bën të ditur se Marjus Djerri dhe Edi Bokrina janë dy të rinjtë mes 37 viktimave të tragjedisë.
“Ambasada po ndjek me autoritetet italiane lajmin e rëndë për humbjen tragjike të jetëve të dy të rinjve shqiptarë Marjus Djerri dhe Edi Bokrina në aksidentin tragjik në urën Morandi në Genova. Duke u shprehur ngushëllimet e sinqerta familjarëve të viktimave ambasada është në dispozicion të të afërmeve për të gjithë asistencën e nevojshme”, thuhet nga ambasada.

Zëvendëspresidenti amerikan JD Vance udhëton drejt Pakistani...
Mblidhen disa komisione parlamentare, projektligje të shumta...
Vizita në Emiratet e Bashkuara Arabe, kryeministri Rama ndan...
Çfarë thuhet në raportin e Amnesty International për Kosovën...
Vrasja e Liridona Ademajt, sot shpallet aktgjykimi
Irani paralajmëron Trump: Nuk pranojmë bisedime nën presion