Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, ka zgjedhur një mënyrë mjaft të veçantë për t’i uruar shqiptarëve festën e Pavarësisë, 28 Nëntorin.
Ambasada ka postuar një foto të rrallë të hartës së Shqipërisë, e cila është e mbushur me të veçantat e Shqipërisë, sipas syrit të shtetasve amerikanë në vendin tonë.
“Gëzuar Ditën e Pavarësisë Shqipëri! Ne i kërkuam personelit tonë amerikan të na tregonin me një fjalë apo frazë se çfarë u pëlqente nga Shqipëria.
Ky poster përfaqëson një koleksion të disa prej gjërave tonë më të dashura të Shqipërisë dhe është mënyra jonë për të treguar vlerësimin tonë për këtë vend të mrekullueshëm”, ssqaron ambasada.
Në poster janë të shkuara fjalët dhe të ilustruara edhe me foto
“A i gjeni dot fjalët?”, pyet ambasada teksa publikon edhe posterin me rezolucion të lartë të cilin mund ta shikoni duke klikuar këtë link: https://bit.ly/2P5WXnp
“Përpiquni të gjeni të gjitha fjalët, dhe shkruajini ato në hapësirën e komenteve mëposhtë. Le të shohim se sa do të gjeni!”, – përfundon postimi i Ambasadës Amerikane në Facebook.
Osmani: Kosova do të vazhdojë të ecë përpara, e palëkundur n...
Zjarr shpërthen në një hotel luksoz në Alpet Franceze, evaku...
Dy të vrarë në Kiev teksa Rusia i vazhdon bombardimet në Ukr...
Aksioni në Malishevë, 50 komisionerë shoqërohen në polici pë...
Tek Real Madridi janë të habitur me rastin e Endrickut dhe t...
Protesta kundër autoritarizmit të Vuçiqit në Serbi