Kryeministri Edi Rama, ndërsa ka folur për takimin e fundit të “Open Balkan” ka sqaruar edhe praninë e Alex Soros në këtë takim.
Gjatë intervistës në News 24, Rama vlerësoi veprimtarinë dhe kontributin e fondacionit “Shqipëria e hapur” në Shqipëri.
“Të gjitha shpifjet në adresë të Sorosit vijnë nga mendje që kanë problem me të vërtetën, me historinë dhe me vetë të shkuarën e tyre. Ajo që dua të saktësoj është që në tryezë nuk ka qenë Alex Soros me ndihmësit e tij, por ka qenë Këshilli i Atlantikut, që është një tjetër forcë që e mbështet Ballkanin e Hapur pa rezervë. Pjesë e Këshillit të Atlantikut ka qenë edhe Fondacioni për Shoqërinë e Hapur”, tha Rama.
Njoftim për mbajtje të Mbledhjës së Përgjithshme vjetore të ...
Ekzekutohen pagesat për veteranë, pensione të përkohshme dhe...
Kuvendi vendos për tri seanca – njëra i kushtohet Eliot Enge...
SHBA dhe Irani drejt raundit të dytë të bisedimeve të paqes ...
Pakistani me siguri të lartë para negociatave ShBA-Iran
Muriqi zbulon prapaskenat, ishte afër transferimit të PSG: M...