Aktori i njohur turk Burak Özçivit, i dashur për publikun nga serialet e famshme ku ka luajtur, ka zgjedhur Shqipërinë si destinacion për disa ditë pushimi.
Ylli i ekranit po kalon disa momente relaksi në qytetin e Vlorës, një ndër destinacionet më të preferuara të rivierës shqiptare.
Burak është fotografuar teksa ndodhej në një nga restorantet e njohura të qytetit bregdetar. Me veshje sportive dhe gjithnjë i buzëqeshur, aktori ka pozuar i lumtur krah stafit dhe fansave që e kanë njohur.
Prania e Özçivit në Shqipëri shihet si një tjetër shenjë e suksesit të turizmit vendas, që po tërheq gjithnjë e më tepër emra të njohur të botës së artit dhe spektaklit ndërkombëtar./Arbresh.info/
Moldavia dënon tre persona për planifikim të trazirave pas t...
James Rodriguez transferohet në MLS
E shtune pranverore me temperatura deri në 12 gradë Celsius
Spiropali: Integrimi Europian i Shqipërisë, interes strategj...
Alba kërkon të mbulohet në “Big Brother”
Për aknet hormonale, provoni këtë çaj