Aktivizohet një vatër zjarri në afërsi të bjeshkës së Shishtavecit afër Gurit Mëngjesit në Shqipëri. Vatra është aktivizuar në kodrat pa dalë në bjeshkë në zonën Çuka si e quajnë banoret.
Banorët e zonës dhe shërbimi zjarrfikës bënë të mundur shuarjen e flakëve të shtunën në mbrëmje, por vatra është aktivizuar sërish këtë pasdite të së dielës pas një ere të fortë.
Në vendngjarje kanë shkuar forcat e policisë, shërbimi zjarrfikës, kryetari i fshatit Shishtavec, kryetari i njësisë administrative Shishtavec dhe drejtori i shkollës me disa banorë të cilët po neutralizojnë vatrën e zjarrit.
Policia ndodhet në vendngjarje për të identifikuar nëse është i qëllimshëm apo është shkaktuar nga temperaturat e larta./abcnews.al
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...