Rama: T’i prishin vetë! Nesër është vonë, do përballen me ligjin
Nga e hëna e datës 7 Qershor, në të gjithë bregdetin do të nisë operacioni për shembjen e ndërtimeve pa leje.
Kryeministri, me përfaqësues të Policisë së Shtetit dhe Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit në Shëngjin, u ka kërkuar pronarëve të këtyre objekteve të përfitojnë nga ditët e mbetura, për t’i shembur dhe pastruar vetë inertet, në të kundërt nuk do të mungojnë pasojat.
“Apeli për shkelësit është i thjeshtë: Prishni e pastroni vetë çka keni ndërtuar pa leje në dëm të pasurisë së popullit, sepse kur të përballeni me forcën e operacionit “Bregdeti Ynë”, do të jetë shumë vonë për ju”.
Ministri i Brendshëm garanton se janë listuar të gjitha objektet pa leje në vijën bregdetare. Ndërsa drejtori i Kadastrës propozon që të gjitha objektet që janë futur në proces legalizimi, por janë në zonën ku do të shtrihet operacioni, të nxirren nga procesi.
Kryeministri u kujton se nga pesha e përgjegjësisë nuk do të mund të shpëtojnë as punonjësit e policisë që mbulojnë këto zona ku është ndërtuar pa leje, por as ekipet e ndërtuesve.
Sipas ndryshimeve ligjore që i janë bërë Kodit Penal, në vitin 2015 dhe 2020, sanksionet për ata që ndërtojnë pa leje variojnë në varësi të shkallës së përgjegjësisë, nga gjobë deri në 8 vite burg./tvklan/
Ukraina kryen sulm masiv me dronë pranë vendlindjes së Putin...
Zyrtare: Gjiganti italian shkarkon trajnerin
Shtetasja e huaj kapet në aeroport me dokument të falsifikua...
KQZ shpërndau materialet zgjedhore për zgjedhjet e nesërme
Kurti: Këtyre zgjedhjeve nuk do t’u vë presje, por do t’ia q...
7 të vdekur nga shpërthimi në një minierë të paligjshme qymy...