Aksidentuan për vdekje pronarin e hotelit në Lezhë, Gjykata jep vendimin për dy të rinjtë

21:45 | 3 Dhjetor 2020

Gjykata e Lezhës ka dhënë vendimin për dy të rinjtë që aksidentuan për vdekje biznesmenin 61-vjeçar, Gjon Kola.

Gjykata ka dhënë masën arrest me burg për 22-vjeçarin me iniciale A.Xh., ndërsa arrest shtëpie për 19 vjeçarin me inicialet N.D.

Viktima i identifikuar si Gjon Kola po ecte në këmbë mbrëmjen e së dielës ndërsa u përplas nga makina. Dy të rinjtë, A.Xh.,22 vjeç dhe N.M.,19 vjeç, banues në Lezhë, rreth orës 17:30 po lëviznin me mjetet e tyre tip “Benz ” dhe “BMW”, në sense të kundërta. Pritet akti i ekspertimit për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit./TCH

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara