Seanca e sotme plenare në Kuvendin e Shqipërisë ka nisur me një minutë heshtje. Kjo në ndër të 46 qytetarëve shqiptarë të Maqedonisë së veriut që humbën jetën në aksidentin tragjik në autostradën e Strumës në Bullgari.
Fatmirësisht nga aksidenti tragjik mundën të shpëtonin vetëm shtatë qytetarë. Autobusi që ishte duke udhëtuar nga Turqia në drejtim të Maqedonisë së Veriut është përplasur me një barrierë mbrojtëse dhe më pas ka shpërthyer në flakë, në pjesën e përparme të tij.
Qytetarët që kanë mundur të shpëtojnë kanë qenë ulur kryesisht në fundin e autobusit duke pasur mundësi të thyejnë xhamat dhe të dalin jashtë tij.
Në seancën e sotme plenare do të shqyrtohet nen për nen projektbuxheti për vitin 2022 dhe Paketa Fiskale./tch
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...