Një aksident me pasojë një viktimë është regjistruar pasditen e së hënës në Thumanë (Fushë- Krujë) ku për pasojë ka humbur jetën 60-vjeçari me inicialet H. G.
Shtetasi në fjalë është nga Thumana, vend ku ka ndodhur edhe aksidenti.
Viktima është goditur nga një trajler që lëvizte në atë segment rrugor. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor për sqarimin e rrethanave që shkaktuan aksidentin.
Ndërkaq, në polici është shoqëruar edhe drejtuesi i mjetit.
“Më datë 29.04.2024, rreth orës 18:05, në Thumanë, automjeti tip kamion, me drejtues shtetasin F. Xh., ka aksidentuar shtetasin H. K., 65 vjeç, nga Kruja, i cili si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë. Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme ndërsa grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.”, thuhet në njoftimin e policisë./rtsh.al/
Aeroporti i Vlorës, Pacolli: Veprim i dhunshëm, primitiv e b...
Alarmon avokati i popullit në Shqipëri: Të mbyllen 5 burgje,...
Hoxha: Avancim i projekteve ndërkufitare me Malin e Zi
Merz: Irani duhet të ndalojë së luajturi me kohën
Bojan Jevtiq dënohet me 6 vjet burgim për spiunazh
Kurti: Kosovës i duhet president konsensual