Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mbrëmjen e të mërkurës rreth orës 22:00, në aksin Shkodër–Lezhë, pranë fshatit Dajç, ku janë përfshirë një automjet tip fuoristradë dhe një mjet trajler.
Si pasojë e përplasjes fatale, kanë humbur jetën në vendngjarje dy shtetas: bashkëshortët Refije Çiço, rreth 56 vjeçe, dhe Luan Çiço, rreth 60 vjeç.
Ngjarja tragjike ka lënë të plagosur rëndë edhe vajzën e tyre, shtetasen Alketa Çiço, si dhe fëmijën e saj 3-vjeçar. Të dy janë dërguar në Spitalin e Traumës në Tiranë, ku ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore.
Po ashtu, në gjendje kome ndodhet edhe drejtuesi i automjetit, shtetasi Klevis Suçi, i cili është transportuar me urgjencë për trajtim të specializuar mjekësor.
Drejtuesi i trajlerit është identifikuar si Seid Islamoviç, lindur më 23 dhjetor 2005, banues në Novi Pazar në Serbi.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit./euronews.al
Ministria e Mbrojtjes mohon testimin e dronit “Skifter 1” në...
“Po i mbush 19 vjeç, aq sa ishte motra ime kur vdiq ...
Rubio: SHBA dëshiron ndryshim regjimi në Kubë
Elijona shkëlqen sonte në ditëlindjen e saj, Benita i bën nj...
Çfarë i ndodh trupit tuaj kur ndaloni së ngrëni tre orë para...
Shqipëri: Pakësohen martesat, shtohen divorcet – familja shq...