Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes, në aksin rrugor Palasë–Dhërmi, ku për pasojë ka humbur jetën një pasagjer i mitur, 9-vjeç.
Fëmija ndodhej në automjet së bashku me një 20-vjeçar dhe drejtuesin e mjetit, 36-vjeçarin M.K., kur automjeti humbi kontrollin dhe doli nga rruga, duke u përplasur me bordurën anësore.
Policia ka arrestuar drejtuesin e mjetit, M.K., me origjinë nga Librazhdi, pasi dyshohet se ai drejtonte automjetin në gjendje të dehur.
I mituri humbi jetën në vendin e ngjarjes, ndërsa pasagjeri tjetër, një 20-vjeçar, u plagos dhe u transportua në Spitalin e Traumës në Tiranë, ku po merr ndihmë mjekësore.
Njoftimi i policisë
“Specialistët e Seksionit të Trafikut Urban dhe Interurban në DVP Vlorë arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, shtetasin M. K., 36 vjeç, banues në Librazhd, pasi më datë 24.07.2025, rreth orës 23:10, në aksin rrugor Palasë–Dhërmi, duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe është përplasur me bordurën anësore të rrugës. Si pasojë e aksidentit, ka humbur jetën në vendngjarje njëri prej pasagjerëve, një i mitur 9 vjeç. Gjithashtu, është dëmtuar pasagjeri tjetër, shtetasi E. A., 20 vjeç, i cili ndodhet në Spitalin e Traumës, nën kujdesin e mjekëve”, thuhet në njoftimi ne policisë.
Prokuroria: Thaçi i ka gënjyer disa herë ndërkombëtarët
Kërkohet paraburgim ndaj dy shtetasve palestinez për veprën ...
Prokuroria: Të akuzuarit patën rol të fortë kolektiv në Shta...
Municion dhe pajisje ushtarake me emblemë të Serbisë zbulohe...
I harruari i FIFA-s dhe Topit të Artë, Raphinha nderohet në ...
Të shtëna me armë zjarri në një lokal në Prishtinë