Një aksident me pasojë vdekjen e një 70-vjeçari ka ndodhur këtë të martë në Vlorë.
Sipas informacioneve paraprake, bëhet me dije se në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Triportit”, një automjet është përplasur me një motomjet, drejtuesi i së cilës ka humbur jetën në spital.
“Në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Triportit”, automjeti me drejtues shtetasin N. P. është përplasur me një motomjet me drejtues një shtetas ende të paidentifikuar, rreth 70 vjeç, i cili si pasojë e dëmtimeve të marra, ka humbur jetën në spital. Drejtuesi i automjetit, shtetasi N. P., është shoqëruar në komisariat, për veprimet procedurale. Grupi hetimor po kryen veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit, si dhe për identifikimin e drejtuesit të motomjetit”, thuhet në njoftim./rtsh
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...