Një aksident ka ndodhur këtë të martë në Shkodër rreth orës 09:10, në lagjen “Partizani”. 36-vjeçarja me inicialet B.M., ka përplasur me makinë një të moshuar.
Bëhet e ditur se E. K., 82 vjeç, i cili po lëvizte me biçikletë kur u përplas nga 36-vjeçarja, është shoqëruar menjëherë për në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Njoftimi i policisë
Rreth orës 09:10, në lagjen “Partizani”, automjeti me drejtuese shtetasen B. M., 36 vjeçe, banuese në Shkodër, ka aksidentuar shtetasin E. K., 82 vjeç, i cili po lëvizte me biçikletë.
Shtetasi E. K. është dërguar në Spitalin Rajonal Shkodër dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit./euronews.al
Arrestohet një i dënuar për pastrim parash në Prishtinë
Çmimi i naftës-Rama: Bordi i Transparencës është vënë në lëv...
Përfundon aleanca mes Rogertit dhe Juelës, banori: S’ka vend...
OVL e UÇK thërret konferencë për media
Një foshnje dërgohet pa shenja jete në Emergjencën e Vushtrr...
SHBA vendos aeroplanmbajtësen e tretë në Lindjen e Mesme mes...