Dy të rinj, kushërinj mes tyre janë aksidentuar mbrëmjen e kësaj të marte në Shëngjin e për pasojë njëri prej tyre, Indrit Ndreca 27 vjeç ka ndërruar jetë rrugës për në spitalin e Lezhës.
Dy të rinjtë po udhëtonin me motorçikletë dhe janë përplasur nga një makinë tip BMV në vendin e quajtur “Lapidari” në aksin rrugor Shëngjin – Lezhë.
27 vjeçari Indrit Ndreca nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë pak minuta pas përplasjes, ndërsa kushëriri i tij është dërguar me urgjencë në spitalin e Traumës në Tiranë.
Ende nuk dihen shkaqet e aksidentit të ndodhur, ndërkohë që policia ka nisur hetimet./balkanweb
Gati 60 mijë aplikime për vota nga diaspora
Kurti: Agron Rrahmani gjithmonë do të mbetet shembull i një ...
OBSH dhe Spanja për shpërthimin e Hantavirusit: Situata nën ...
Hamza mirëpret në PDK Kolonel Skender Hoxhën, do të jetë kan...
Çka po paralajmërojnë Selin dhe Gimbo?
“Falë Zotit nuk jam madrilen”, Yamal provokoi rivalët më të ...