Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmë në Shqipëri, ku si pasojë përplasjes së tre automjeteve ka vdekur një person e po ashtu një tjetër ka pësuar lëndime trupore.
Ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor Lezhë – Milot, konkretisht në vendin e quajtur “rruga e treshit”, shkruan TopChannel.
“Rreth orës 21:00, në aksin rrugor “Lezhë- Milot”, janë përplasur tre automjete. Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë në vendngjarje drejtuesi i automjetit tip “Opel”, ende i paidentifikuar. Ndërsa shtetasi A. R., 23 vjeç, drejtuesi i automjetit tip “Ford” ndodhet nën kujdesit e mjekëve. Ndërkohë drejtuesi i automjetit tip “Toyota” ndodhet në vendngjarje”, ka njoftuar policia shqiptare.
45 minuta të çmendur në “Allianz Arena” – pesë gola të shënu...
Ankaraja kërkon zgjatjen e armëpushimit midis Iranit dhe Sht...
Orbán nuk do të marrë pjesë në samitin e tij të fundit të BE...
Rriten çmimet e biletave, Stacioni i Autobusëve del me njoft...
Shtëpia e Bardhë mohon se ShBA-ja ka kërkuar zgjatje të armë...
Luis Enrique “makthi” i skuadrave angleze në Lig...