Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në zonën e Kombinatit në Tiranë. Policia njofton se një 18-vjeçar i cili udhëtonte me makinë, ka dalë nga rruga.
Si pasojë e aksidentit, ka mbetur i dëmtuar i riu me iniciale A.M. Ai është dërguar në spital jashtë rrezikut për jetën.
Policia ka shkuar në vendngjarje për të bërë zbardhjen e plotë të aksidentit.
Njoftimi i policisë:
Me datë 12.11.2021, rreth orës 21:40, në Kombinat, në rrugën “Konferenca e Pezës”, mjeti me drejtues shtetasin A. M.,18 vjeç, ka dalë nga rruga.
Si pasojë është dëmtuar drejtuesi i mjetit, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
Hamza kujton 11 marsin e ‘81-ës
Aksion kundër nxjerrjes ilegale të thëngjillit në Vushtrri, ...
Fenerbahce kontakton Vedat Muriqin për ta bindur Fisnik Asll...
Ukraina godet fabrikën ushtarake ruse me raketa Storm Shadow...
Fluturimet misterioze mes Tel Avivit dhe Beogradit ngrenë dy...
SPAK zbaton vendimin e gjykatës, i dorëzon Veliajt në parabu...