Policia e Elbasanit ka arrestuar një 35-vjeçar, i cili ka aksidentuar për vdekje një këmbësor. I arrestuari është shtetasi me iniciale A.D, banues në Lagjen “11 Nëntori”, Elbasan.
“Arrestimi i tij u bë pasi në aksin rrugor Elbasan-Librazhd, në fshatin Labinot Fushë duke drejtuar mjetin me targa AA 474 KN, ka aksidentuar këmbësorin shtetasin I. K., 80 vjeç banues në Korçë, i cili ndërroi jetë në vendngjarje”, njofton policia.
Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprën penale “shkelje e rregullave te qarkullimit rrugor”./Top Channel
I jepet lamtumira e fundit 19 vjeçarit nga Rahoveci që humbi...
Në shkurt 2026 lindën më shumë meshkuj se femra
Ministri shqiptar i Mbrojtjes takon drejtuesit e NATO-s në B...
Një milion evropianë i kërkojnë BE-së të pezullojë marrëvesh...
Nga nesër nis aplikimi i subvencioneve në faturat e rrymës p...
Laporta i ashpër me gjyqtarët: Turp, e papranueshme dhe e pa...