Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Durrës.
Një automjet me drejtues qytetarin me iniciale Xh.M ka përplasur një motor. Si pasojë e përplasjes, për fat të keq ka humbur jetën pasagjeri që ndodhej në motor, qytetari me iniciale F.K.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
Njoftimi i Policisë:
Rreth orës 22:55, në lagjen Nr.14, Durrës, një automjet me drejtues shtetasin Xh. M., ka përplasur një ciklomotor me drejtues shtetasin S. K.
Si pasojë e përplasjes ka humbur jetën pasagjeri që ndodhej në ciklomotor shtetasi F. K., dhe ndodhet në gjëndje të rëndë shtetasi D. H.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit./tvklan.al
Habermas mbështeti bombardimet e NATO-s ndaj Serbisë
Trumpi thotë se SHBA-ja do ta hapë Ngushticën e Hormuzit me ...
Rihapet pikëkalimi kufitar në Jarinjë
Ambasada e Kosovës në Abu Dhabi kërkon nga qytetarët të njof...
Ligji për të Huajt, Rama bën apel për avancimin e Kosovës në...
Vuçiq mirëpret lehtësirat për serbët në Kosovë në kuadër të ...