Një aksident ka ndodhur mëngjesin e kësaj të enjteje në Bulqizë me pasojë katër të plagosur.
Aksidenti ka ndodhur në vendin e quajtur kthesa e Krastës. Shoferi S.Ç., duke drejtuar automjetin tip “Jeep”, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe mjeti ka dalë nga rruga.
Për pasojë janë lënduar personat që ishin në këtë automjet, konkretisht Avni Tançi, 58 vjeç, Pellumb Shehu, 73 vjeç, Arjan Gjoka, 49 vjeç dhe Sabri Kurt, 62 vjeç, të cilët po marrin ndihmë mjekësore në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Të plagosurit ishin të afërm mes tyre dhe ishin nisur të shkonin në një festë në Martanesh.
Grupi hetimor po kryen hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit./TCH/
Nis protesta në Tiranë, studentët marshojnë drejt ambasadës ...
Shembet mbikalimi në Korenë e Jugut, tre të vdekur
Dalin në shitje biletat për ndeshjen Çeki–Kosovë
Aksident i rëndë në Tiranë, makina përplas për vdekje 21-vje...
Protesta në Tiranë për gjuhën shqipe, studentët nisin marshi...
Shqipëria “ia vjedh” Kosovës edhe një lojtar, Blerton Isufi ...