Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur mesditën e sotme në aksin rrugor Shkodër – Koplik, pranë fshatit Çezme në Malësinë e Madhe.
Sipas burimeve zyrtare, një automjet është përplasur me një ambulancë, duke shkaktuar humbjen e jetës së shtetasit Abaz Kuka, 55 vjeç.
Autoritetet policore dhe grupi hetimor kanë mbërritur në vendngjarje për të përcaktuar shkaqet e aksidentit dhe rrethanat e plota të përplasjes.
Ndërkohë, trafiku në këtë segment është rënduar përkohësisht, ndërsa ekipet e emergjencës kanë ndërhyrë për të menaxhuar situatën. Hetimet për zbardhjen e ngjarjes vijojnë./euronews.al
Fejohet vajza e Jakup Krasniqit, kërkesa e dorës u bë te bab...
A ishte Uran Ismaili faktori kyç që nuk u pranua Fatmir Lima...
Kjo është gjendja shëndetësore e policit të plagosur në Shqi...
Parashikimi i motit për të martën
Arsenali me fitore minimale, titulli i Ligës Premier më afër...
Masakër në Turqi/ 17-vjeçari hyn në restorant dhe vret me ar...