Një aksident i rëndë, me pasojë vdekjen e një personi, ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në Tiranë.
Sipas policisë, një makinë është përplasur me një motor dhe për pasojë ka ndërruar jetë drejtuesi i motorit.
“Në rrugën e Prushit, automjeti me drejtues shtetasin F. Gj, rreth 23 vjeç është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin B. T, rreth 40 vjeç. Si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë drejtuesi i motomjetit si dhe është dëmtuar pasagjeria në motomjet shtetasja A. Gj, rreth 22 vjeçe, e cila ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve”, thuhet në njoftimin e policisë, raporton A2CNN.
Ndërkaq, drejtuesi i automjetit është shoqëruar në polici për veprime të metejshme proceduriale.
Grupi hetimor vijon punën për përcaktimin e rrethanave të aksidentit.
Policia nis aksion ndaj motoçiklistëve në kryeqytet, masa të...
Irani i vendosur: Do të luftojmë deri në një fitore të plotë
27 vjet nga bombardimet, Kurti: Ndërhyrja e NATO-s hapi rrug...
PDK: Vendimi për KQZ-në hap rrugë për abuzime zgjedhore
Hadërgjonaj: Jemi të motivuar maksimalisht, besoj që kemi at...
Kurti pritet me tortë në Mitrovicë për ditëlindje