Një aksident i rëndë është shënuar në aksin rrugor Hot i Ri-Postrribë, ku një mjet “Volkswagen” është aksidentuar me një tjetër automjet tip “Mercedes Benz”, e për pasojë ka gjetur vdekjen një 30-vjeçar.
Sipas informacioneve të para nuk dihet ende identiteti i viktimës.
Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe po heton për sqarimin rrethanave e aksidentit.
Shkodër/ Informacion Paraprak
Më datë 20.06.2020 ora 21:30, në aksin rrugor Hot i Ri – Postrribë, në fshatin Hot i Ri, Shkodër ka ndodhur një aksident rrugor, ku janë përfshire mjeti Volkswagen dhe mjeti Mercedes Benz, për pasojë ka gjetur vdekjen një shtetas rreth 30 vjeç, për momentin i pa idetifikuar.
Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë dhe po kryhen veprimet me grup hetimor për sqarimin rrethanave e aksidentit.
Nis fushata e kontrollit inteligjent të mjeteve në akset kom...
Uashington: Rizvanolli takohet me sekretarin e Brendshëm të ...
Kusari dhe Shahini bisedojnë për bashkëpunimin me sektorin p...
Kurti: Katër vjet pas përpjekjes së Rusisë për pushtim, ne q...
Elijona: Ludo ia ka zënë vendin e finales Benitës
Ndalohen për 48 orë tre të dyshuarit që u kapën me mbi 1 mil...