Kurti: Katër vjet pas përpjekjes së Rusisë për pushtim, ne qëndrojmë me popullin e Ukrainës

19:06 | 24 Shkurt 2026
E.G

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i ka dërguar mesazh Ukrainës, në 4-vjetorin e nisjes së okuptimit nga Rusia.

Duke e krahasuar me Kosovën, që u ringrit dhe u rindërtua duke refuzuar të dorëzohet, Kurti tha se të njëjtën forcë e sheh edhe në Ukrainë, shkruan IndeksOnline.

“Katër vjet pas përpjekjes së Rusisë për pushtimin e Ukrainës, ne qëndrojmë me popullin e Ukrainës, me empati dhe solidaritet” shkroi Kurti.

Postimi i plotë:

Kosova u ngrit nga hiri i luftës për t’u bërë një vend sovran, demokratik dhe i sigurt sepse populli ynë refuzoi të dorëzohej. Ne e shohim të njëjtën forcë sot në Ukrainë.

Katër vjet pas përpjekjes së Rusisë për pushtimin e Ukrainës, ne qëndrojmë me popullin e Ukrainës, me empati dhe solidaritet. Qytetarët e Kosovës e dinë dhimbjen e zhvendosjes dhe humbjes – dhe ne gjithashtu e dimë se vendet mund të rindërtohen dhe të shërohen, dhe mund të dalin më të forta. Ne besojmë se Ukraina do të bëjë të njëjtën gjë.

Ju nuk jeni vetëm./Arbresh.info

Të ngjashme