Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, Mimoza Kusari, ka zhvilluar takim me drejtorin e Aleanca Kosovare e Bizneseve, Agim Shahini, ku është diskutuar për avancimin e bashkëpunimit ndërmjet MINTI-t dhe AKB-së.
“Partneriteti ynë ndër vite ka qenë i qëndrueshëm dhe produktiv”, ka shkruar Kusari në Facebook.
Palët u pajtuan që komunikimi dhe bashkëpunimi i ndërsjellë të thellohet edhe më tej, me qëllim të hapjes së hapësirave për iniciativa të reja që mbështesin zhvillimin e sektorit privat.
Bashkëbisedimi u fokusua në fuqizimin e prodhuesve vendorë, zhvillimin e parqeve industriale dhe krijimin e kushteve më të favorshme për bizneset.
“Sigurova se bizneset prodhuese do të kenë mbështetjen e plotë të MINTI-it në rrugëtimin e tyre drejt rritjes dhe zhvillimit”, ka theksuar Kusari./Arbresh.info
Kanos kolegun me armë lodër, arrestohet i dyshuari në Prisht...
SHBA godet sërish anije në Paqësorin lindor, 3 persona të vr...
Sot Dita botërore pa duhan
Moti sot në Shqipëri
Kadri Veseli feston sot ditëlindjen, mbush 59 vjet
Serwer: Vetë mbështeta krijimin e Gjykatës Speciale, kam gab...