Një aksident me pasojë vdekje është regjistruar mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Korçë–Bilisht, në afërsi të fshatit Dishnicë.
Sipas të dhënave paraprake, një automjet ka përplasur një motoçikletë, pranë një karburanti, duke plagosur rëndë drejtuesin e motoçikletës. Pavarësisht ndërhyrjes së menjëhershme dhe transportimit me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Korçës, i plagosuri ka ndërruar jetë gjatë rrugës.
Në vendngjarje ndodhen forcat e Policisë, të cilat po hetojnë shkaqet dhe rrethanat e këtij aksidenti tragjik.
Ky aks rrugor është një nga akset me njollat të larta aksidentesh, edhe për shkak të shpejtësisë së lëvizjes së mjeteve, mungesës së ndriçimit dhe sinjalistikës rrugore.
Njoftimi i policisë
“Rreth orës 17:30, në aksin rrugor “Korçë–Bilisht”, në fshatin Dishnicë, motomjeti me drejtues shtetasin L. L., 66 vjeç, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin S. M. Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë drejtuesi i motomjetit, shtetasi L. L. Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat, për veprime të mëtejshme procedurale. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit”, thuhet në njoftim./euronews.al
Ushtarakët izraelitë paralajmërojnë: Do ndjekim çdo pasardhë...
Messi vazhdon me gola të bukur në MLS, Inter Miami merr fito...
Haxhiu nuk komenton çështjen e presidentit dhe Kuvendit
Maqedonia e Veriut, 26 gra të vrara në pesë vjet
8 Marsi, Hamza: Gratë çdo ditë e bëjnë botën më të mirë
Rama: Shqipëria anëtare e NATO-s, spekulimet për sulme të pa...