Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Korçë.
Një qytetar që po lëvizte me biçikletë është përplasur nga një makinë.
Burri që ishte në biçikletë është në gjendje të rëndë në spital, ndërsa policia ka shoqëruar shoferin e makinës ‘Renault’.
Njoftimi i Policisë së Korçës:
Më datë 23.07.2018, në lagjen nr 3 Korçë, shtetasi E. B., duke drejtuar mjetin tip “Reno” me targa AA981OI, ka aksidentuar një shtetas i cili po lëvizte me biçikletë në rrugë.
Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariat, ndërsa i dëmtuari ndodhet në Spitalin e Korçës, aktualisht në gjendje të rëndë shëndetësore.
Po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./Syri.net
Trump paralajmëron NATO-n për pasoja nëse nuk sigurohet Ngus...
Nuk është më i paprekshëm, ylli i Real Madridit drejt largim...
Vdekja e të riut në Pejë, familja del me njoftim
Edhe mjekët e profesorët tani obligohen të deklarojnë pasuri...
Moti në Shqipëri i qëndrueshëm
Izraeli mund të thërrasë 450 mijë rezervistë për një pushtim...