Katër viktima dhe dy persona te plagosur është bilanci i aksidentit tragjik të ndodhur në aksin rrugor Tepelenë-Memaliaj.
Automjetet janë shkatërruar thuajse plotësisht si pasojë e përplasjes së fortë. Në zonë ndodhen edhe forca policie, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të këtij aksidenti tragjik.
Sipas informacioneve paraprake dyshohet se shkak i këtij aksidenti të jetë bërë një parakalim i gabuar, por gjithashtu dyshohet se edhe lagështira në rrugë mund të jetë bërë shkak që një nga drejtuesit të ketë humbur kontrollin dhe të jetë përplasur me dy makinat e tjera.
Të lënduarit janë në gjendje të rëndë dhe mund të transportohen drejt Tiranës, nëse gjendja e tyre shëndetësore nuk përmirësohet.
Sallahu: Dorëheqja e Osmanit do të ishte e dobishme
Netanyahu urdhëron sulme 48-orëshe ndaj Iranit nga frika se ...
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim
Integrimi evropian i Kosovës, Zulfaj premton rezultate konkr...
Gjobiten Meta dhe YouTube për varësinë nga mediat sociale
Moti i keq, Kapiteneria e Vlorës ndalon lundrimin e mjeteve ...