Rruga e vetme që lidh Beratin me Poliçanin, Skraparin dhe gjithë zonën, është dëmtuar së tepërmi kohët e fundit. Në një pjesë të mirë të këtij aksi nga Berati deri në fshatin Vërtop, rruga është prishur së tepërmi.
Asfalti është hequr nga punonjësit e mirëmbajtjes së rrugës dhe është hedhur në anë të saj. Pamjet tregojë se shumë pjesë të kësaj rruge janë çarë, duke u bërë kështu rrezik për aksidente.
Janë me qindra mjete që qarkullojnë çdo ditë në këtë rrugë, e cila është është një nga akset më të rëndësishëm të Qarkut të Beratit. Pamjet flasin qartë se çarjet e asfaltit në rrugë janë të mëdha dhe dëmtojnë mjetet që qarkullojnë në të.
Drejtuesit e mjeteve ankohen se qarkullojnë me mjaftë vështirësi dhe nëse ndodh që nuk i njeh problematikat e kësaj rruge mund të pësosh me dëmtime serioze të mjetit dhe aksident.
Një muaj më parë pikërisht në këtë aks rrugor një turist u aksidentua, ndërsa udhëtonte me motor dhe shkak i aksidentit rezultoi gjendja e rrugës./TCH
Të shtëna me armë në Sevaster të Vlorës, plagoset një person
Zelensky i shkruan Putinit: Ukraina propozon t’i japë fund l...
Nis sot Samiti BE–Ballkani Perëndimor në Tivat, Haxhiu përfa...
Protestë për gjuhën shqipe para Ambasadës së Maqedonisë së V...
Sot varrosen dy të rinjtë që humbën jetën tragjikisht në Shë...
Parashikimi i motit për sot