Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka theksuar përsëri arritjen e shifrave rekord edhe për muajin prill 2024 duke konfirmuar kështu se, sipas tij, Shqipëria është padyshim një destinacion turstik i mirënjohur. Përmes postimit në mediat sociale, shihet se trafiku i pasagjerëve në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës renditet përsëri në vend të parë, me një rritje prej 260,8% krahasuar me vitin 2019. Kjo është një matje që Airports Council International (ACI) zhvillon muaj pas muaji për të gjurmuar rikuperimin nga vitin 2019, kur ndodhi pandemia.
Sipas postimit të kryeministrit Rama, ky zhvillim është një fakt i Shqipërisë së rilindur turistike dhe se ajo që po ndodh, po ndikon drejtëpërdrejtë në jetët e njerëzve me rritje në ekonominë e kujtdo që ka lidhje me zixhirimin e vlerës së industrisë së turizmit, duke përfshirë rritjen e të ardhurave, rritjen e investimeve në infrastrukturën e mikpritjes dhe zgjerimin e mundësive të punësimit me paga të përmirësuara në sektorin e shërbimeve.
Ky fluks i shtuar turistësh kanë si portë kryesore hyrëse në Shqipëri, Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës që falë investimeve të Kastrati Group rrit vazhdimisht kapacitetet dhe sjell gjithmonë e më shumë linja të reja për të përmbushur sa më mire lidhjen e të huajve me Shqipërinë por edhe të Shqiptarëve me botën.

Mevlan Zeka i reagon publikisht FFK-së pasi ai nuk u shpall ...
Kurti: Nga 11 terminale doganore vetëm 1 ishte shtetërore, s...
FFK-ja zbulon “Formacionin e Vitit 2025”, dominohet nga futb...
Alarm në trafik: 101 viktima nga aksidentet rrugore
Një ndërprerje e gjerë la 130.000 shtëpi dhe biznese pa ener...
KFOR zhvillon ushtrime luftarake në ambiente të mbyllura në ...