Ish-ambasadori i Holandës në Kosovë, Robert Bosch, ka komentuar zhvillimet politike në vend, duke u bërë thirrje liderëve politikë që të gjejnë kompromis për zgjedhjen e presidentit.
Ai ka theksuar se zgjedhjet e reja nuk do ta ndryshonin situatën, pasi sipas tij, ajo do të mbetej e njëjtë nëse partitë nuk tregojnë gatishmëri për marrëveshje.
Bosch ka apeluar që, siç tha ai, “për të mirën e vendit” të arrihet kompromis mes partive.
“Do të ishte keq që Kosova të mos mund të zgjedhë president dhe zgjedhjet e reja nuk do ta përmirësojnë pasi situata do të jetë simulare sikur tani nëse partitë përsëri nuk janë të gatshme të lëvizin. Për të mirën e vendit: kompromis!”, ka shkruar ai ndër të tjera.
Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë afat deri më 28 prill për zgjedhjen e presidentit të ri, në të kundërtën vendi mund të shkojë në zgjedhje të reja. Deri më tani, partitë politike nuk kanë arritur marrëveshje për këtë çështje.
Aksioni ndaj Call Center-ave në Tiranë/ SPAK: Rreth 2 mln eu...
Vdekja e Qosjes, ASHAK-u nesër organizon mbledhje komemorati...
Trump drejtuar Marinës Amerikane: Qëlloni çdo anije që vendo...
E premtja ditë zie në Kosovë
Haxhiu për ndarjen nga jeta të Qosjes: Ishte hero i mendjes ...
BE miraton kredinë 90 mld euro për Ukrainën pas heqjes së ve...