Rama ndan pamjet nga vizita në Greqi: Ditë e ngrohtë në Athinë, në mbrëmje u mblodhën si me magji shqiptarët

09:14 | 23 Prill 2026
E.K

Kryeministri Edi Rama ka ndarë foto nga vizita e tij në Greqi, ku pati takim me homologun Kyriakos Mitsotakis në Athinë, e më pas mori pjesë në Forumin Ekonomik të Delphit.

Rama thotë se në mbrëmje u mblodhën si me magji plot shqiptarë, teksa i ka takuar ata pas mbarimit të fjalës së tij në forum.

“Mirëmëngjes dhe me FotoALBUMIN e një dite të ngrohtë në Athinë e në Delphi ku mbrëmja u mbyll përmes një rruge ku u mblodhën si me magji plot shqiptarë, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.