Dy orë pas kërkesës së Partisë Demokratike në Shqipëri për bllokimin të 5 akseve në Tiranë, Elbasan, Milot dhe Lushnje, Policia e Shtetit refuzoi të japë lejen për këtë protestë.
“Kur ka arsye të motivuar se zhvillimi i një tubimi në një shesh ose vendkalim publik përbën një rrezik real për sigurinë kombëtare, sigurinë publike, parandalimin e krimit, mbrojtjen e shëndetit, ose të moralit, ose mbrojtjen e lirive dhe të drejtave të të tjerëve dhe ky rrezik nuk mund të ndalohet me masa më pak shtrënguese, shefi i komisariatit të policisë mund të ndalojë zhvillimin e tubimit, ose të vendosë për kohën dhe vendin e zhvillimit të tubimit. Zhvillimi i protestave apo edhe i tubimeve të tjera në rrugët kryesore kombëtare, duke bërë bllokimin e lëvizjes së njerëzve dhe mallrave, përbën një cënim të rëndë të rendit publik”, tha Altin Qato, drejtor i Përgjithshëm për Rendin dhe Sigurinë Publike.
Partia Demokratike ka paralajmëruar për sot protestë dhe bllokimin e akseve rrugore kombëtare nga ora 11.00- 12.00./
Sulm kibernetik ndaj administratës së Kuvendit të Shqipërisë
45-vjeçari në Suharekë bllokon rrugën dhe sulmon policët me ...
QKUK ul tarifën e parkingut, nga 1 euro në 50 cent për orë
Ndërron jetë zyrtari policor Bajram Mustafa
Supremja e Speciales rrëzon kërkesën e Pjetër Shalës për mbr...
Çmimet e derivateve në Kosovë, dizeli deri 1.60 euro, benzin...