Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i ftuar në studion e “360 Gradë” në Ora News, u pyet nëse do të ketë dialog politik me kryeministrin Edi Rama.
Do të uleni në dialog politik?
Basha: Si mund të ulem me këtë njeri që e ka braktisur politikën tash e 5 vjet. Do të ketë dialog politik për datën e largimit të tij. Do t’u rikthejmë shqiptarëve të drejtën për të votuar të lirë dhe jo të diktuar nga bandat kriminale, shtabet e vetme elektorale të Rilindjes. Qëllimi jonë është të rikthejmë në Shqipëri garën e ideve, platformën e së djathtës dhe të majtës.
Strategjia jonë është të sigurojmë garë me Partinë Socialiste dhe të shpërbëjmë organizatën kriminale të Rilindjes. Partia Demokratike as nuk ka të krahasuar me organizatën kriminale të Rilindjes. Ke Partinë Socialiste gjithmonë e më të heshtur dhe të sunduar nga krimi dhe kupolën e organizatës kriminale të Rilindjes, në ndërveprim me bandat kriminale.
Bllokohet puna në aeroportin e Vlorës
Gjendet i vdekur një burrë në Ulpianë të Prishtinës
Organizatori i protestës në Shkup, Ademi: Lejoni të hyjnë në...
E kryer, Jose Mourinho rikthehet në Madrid
Shpërthimi i Ebolës në Republikën Demokratike të Kongos: OBS...
Studentët nga Shqipëria bllokohen në kufi, nuk u lejohet të ...