Ish-kryeministri Sali Berisha ka qenë i ftuar në emisionin “Studio e Hapur ku është ofruar të flasë për ceshtjen Habilaj.
Ai tha se Fatmir Xhafaj është i mbytur deri në fund nga dosja e vëllait të tij.
“Edi Rama kishte vullnetin e mbjelljes së drogës. Ato ishin mbjelljes, e ndërsa tani jemi në korrjen e saj. Të paktën 9 miliardë euro gjenden në tunelet dhe magazinat e Shqipërisë, të cilat bëjnë ligjin në çdo qelizë të vendit.”
“Ai u kishte shitur targën dhe jo makinën Habilajve. Ai kishte vendosur postin e tij si transportues droge. Po kështu ka qenë dhe skafi. Ai gënjen sepse ai ka shitur një skaf tek Habilajt. Të gjitha mjete e transportit ai i shiste tek Habilajt, si ka mundësi?
Në këtë mision Saimir Tahiri detyrë që të mos u prisheshin plantacionet e Habilajve.
Pse nuk u arrestua Balili? Balili ishte i fuqishëm, por Habilajt ishin më të fuqishëm se Balili” tha Berisha.
10-shi i UÇK-së, Rexhep Selimi feston sot ditëlindjen e 55-t...
24 aksidente me të lënduar dhe mbi 2 mijë tiketa të shqiptua...
Rama: Task-forcë për të stabilizuar çmimin e naftës
Superliga vazhdon me ndeshjet e xhiros së 24-të, vëmendja në...
Prizreni pa zonë ekonomike
Hoxha: Diplomatët shqiptarë në kontakt të vazhdueshëm me qyt...