Gratë dhe vajzat kanë dal sot në protestë në Tiranë me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas për të shpërndarë mesazhe për brazinë gjinore dhe kundër dhunës ndaj grave.
Një instalacion me titullin “Këpucët e kuqe” është vendosur në sheshin “Skënderbej” në Tiranë. Këpucët simbolizojnë gratë e vrara, kurse ngjyra e kuqe, gjakun e derdhur.
Ndërkohë, studentet e Fakultetit të Shkencave Sociale kanë marshuar drejt Ministrisë së Arsimit, duke kërkuar barazi gjinore.
Kujtojmë se emrat e rrugëve të kryeqytetit një prej mbrëmjeve të janarit u zëvendësuan në mënyrë simbolike me emrat e 20 grave të cilat përgjatë vitit që lamë pas ishin viktima të dhunës së bashkëshortëve të tyre, nismë e ndërmarrë nga një grup aktivistësh.
Viti 2021 u mbyll me një bilanc tragjik grash të vrara, ndërsa u pasua sërish me ngjarje të tjera gjatë 2022-shit./tch
Flick shpallet trajneri më i mirë i muajit mars në La Liga
Të arrestuarit për dallavere me patentë shoferë, Basha njoft...
Kryeqyteti ka pranuar donacion prej 10,000 kg agjent shuarës...
Arrestohet një i dyshuar për krime lufte në Prishtinë
Publikohet orari i Final Four-it të Ligës Unike
Osmani priti në takim ambasadorin e Gjermanisë, flasin për z...